Prapaskena

Aksident i rëndë në Lezhë, makina përplaset me motorrin, plagoset drejtuesi dhe fëmija i mitur, dërgohen në spital

Publikuar: 27/06/2021

Vendi nuk p ogjen qetësi nga aksidentet. Pak çaste më parë është raportuar të ketë ndodhur një aksident i rëndë në Lezhë, saktësisht tek ‘Kryqëzimi i Tales’ ku një makinë dhe një motorr janë përplasur duke bërë që si pasojë të plagosen dy persona. Të plagosur kanë mbetur, drejtuesi i motorrit dhe fëmija i tij i mitur të cilët janë dërguar menjëherë në spital ndërkoë që nuk dihen tdetaje të reja rreth gjendjes së tyre.

Njoftimi i Plotë

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Milot,në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tales” mjeti tip “Fiat ” është përplasur me një mjet motoçikletë, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e personave të dëmtuar.



Më të lexuarat