Një pushues nga Kosova ka qenë duke futur sendet e tij në makinë kur është intervistuar nga gazetarët sot në mëngjes në Velipojë, aty ku ndodhi përplasja me armë me 4 të vdekur. “Kallashi nuk ka ndal gjithë natën” tregon ai ndërsa bëhet gati të kthehet në shtëpi. “Ishte tmerrim, tmerrim. Erdhëm për qejf. Nuk ndalej Kallashi, gjithë natën. Katër të vdek, e të plagos. Tmerrim tmerrim…” ka thënë ai ndërsa tregon se po bëhet gati të largohet me mjetin e tij.
Ngjarja me 4 të vdekur pati si shkak konfliktin për shezlonat. Pak pas mesnate palët kanë nxjerrë armët duke u vrarë me njëri tjetrin.