Të rinj, të shfrenuar dhe me makina të shtrenjta që u duket sikur kanë kapur ‘majën e botës’ dhe nuk pyesin më as për rregulla, as për polici dhe më e rëndësishmja as për jetën e tyre dhe njerëzve. Kjo është gjithçka që shikon në një mori videosh të ndryshme, ku fokusi kryesor i tyre është shpejtësia marramendëse që arrin deri në 280km/h, parakalimet e gabuara që bëjnë por ka edhe nga ata që i bëjnë kërshillëk policisë duke ‘ia bërë me drita’ të hapin rrugën apo sfidojnë postblloqet e tyre.
Në tunele, autostradë apo akse të ndryshme rrugore, të rinjtë shfaqin ‘forcën’ e tyre me makinat e shtrenjta dhe shpejtësi skëterrë, duke rrezikuar jo vetëm jetën e tyre por edhe qytetarëve të tjerë.
Duket se vetë policia është e pafuqishme përballë ‘parakalimeve të vdekjes’. Madje një prej këtyre makinave ka edhe logon e parlamentit të Shqipërisë, që sfidon policinë. Videot janë marrë në rrjetet sociale, ku të rinjtë nuk ngurojnë të ekspozojnë çmenduritë që kushtojnë jetë.Video të frikshme, rrugët kthehen në pistë garash! Mercedes-i me logo parlamenti sfidon policinë në autostradë, të rinjtë s’i ndalojnë patrullave.