Dy shqiptarë janë arrestuar në Britani, pasi janë kapur me hashash që arrinte vlerën e 500 mijë paundëve.
Ervis Roci dhe Edi Kotorri u kapën nga policia, ndërsa po kryenin operacion në tarracën e një shtëpie në Bradford muajin e kaluar.
Roçi u gjet në dhomën e ndenjës, ndërsa Kotorri ishte fshehur në oxhakun e ndërtesës.
Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 350 bimë kanabisi vlera e së cilës nëse do të shitej në treg, kapte vlerën e 500 mijë paund.
Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe u dënuan me 20 muaj burg secili.