Prapaskena

Shuhet familja Gushi/ Flasin të afërmit: Emigruan në Greqi, Eduardi nuk gjente punë këtu

Publikuar: 25/06/2021

Pas aksidentit të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familjeje nga Patosi në një intervistë për Fax News i afërm i familjes i pikëlluar tregon se e gjithë familja kishte emigruar dy vite më parë drejt Greqisë për një jetë më të mirë.
I pyetur nga gazetari se me çfarë merreshin para se të emigronin në shtetin fqinj, i afërmi përgjigjet duke thënë se kryefamiljari nuk kishte asnjë punë dhe ikën në Greqi.

“U shua e gjithë familja, alamet djali, familje shumë e mirë. Jetonin në Greqi po bënte dy vite që kishin ikur për të punuar andej.
Kishte vetëm të atin këtu të tërë andej i ka.
Nuk kishte me cfarë merrej, këtu s kishte punë.”



Më të lexuarat