Prapaskena

Shoi familjen Gushi në aksidentin tragjik, Igli Madani i proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë! I hetuar edhe për kanabis dhe përleshje! Gjoba pa fund!

Publikuar: 25/06/2021

Igli Madani, 22-vjeçari i arrestuar sot nga policia, pas shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të familjes Gushi në autostradën Fier-Vlorë, është një emër i njohur për policinë.

Madani me patentë prej 3 vitesh, kishte marrë 8 gjoba, 4 prej tyre për parakalim të gabuar.  Ai kishte 2 gjoba për xhama të zinj, 1 gjobë shpejtësie dhe 1 për aksident me plagosje

Ai ishte proceduar më parë për aksident me plagosje në Tiranë, çështje është proceduar dhe pushuar, dhe gjithashtu është hetuar për kanabis dhe përleshje fizike.

Ai është i biri i Bashkim Madanit, biznesmen në fushën e mjeteve të transportit. Madani ka nën pronësi kompaninë “Fork Lift Albania”, që operon në Itali në fushën e riparimit të makinerive tip pirunj.

Ndërkohë rezulton se automjeti  ‘Audi A8’, me vlerë 100 mijë € që drejtohej nga Igli Madani në momentin e aksidentit, është në pronësi të biznesmenit dhe jo  djalit të tij.



Më të lexuarat