Është zbardhur dinamika e aksidentit të rëndë në aksin Levan-Vlorë, ku dy automjete përfunduan të shkatërruar plotësisht jashtë rruge.
Burime bëjnë me dije se automjeti tip ‘Toyota’ që shihni në videon e mëposhtme, ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga si pasojë e një goditjeje që ka marrë nga mbrapa nga një automjet tip ‘Audi’, që po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë.
Në vendngjarje shihen banorë të zonës, efektivë policor të cilët shkojnë te makina, dhe fillojnë punën për nxjerrjen e trupave që ndodhen në të.
Bëhet me dije se në automjet ndodheshin edhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, është nxjerrë nga banorët e zonës dhe është dërguar për në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë për jetën.
Vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë që ndodhen në automjet, ndërkohë që dyshohet se në aksident ka persona që kanë humbur jetën.
Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Panaja rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm.