Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ishte pjesëmarrëse ditën e sotme në një konferencë të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në lidhje me monitorimin e punës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe gjyqësorit gjatë vitit të fundit.
Në fjalën e saj Kim përcolli mesazhe të forta, sa i takon zbatimit dhe çuarjes përpara të Reformës në Drejtësi. Mesazhe, të cilat i përforcon dhe përmes një mesazhi në Tëitter, ku teksa vlerëson pengesat e kapërcyera nga KLP dhe KLGJ, shpreh mbështetjen Amerikane për përpjekjet e tyre.
“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë kapërcyer shumë pengesa deri më tani. Amerika mbështet fuqimisht përpjekjet e tyre për të ndërmarrë veprime të vështira por të domosdoshme, për të zbatuar standardet dhe për të vazhduar të bëjnë përmirësime në mënyrë që reforma në drejtësi të bëhet gjithnjë e më e vërtetë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Kim në Twitter.