Prapaskena

Video/ Smart-i shpërthen në flakë te kthesa e Kamzës, benzina digjet në mes të rrugës

Publikuar: 23/06/2021

Një automet tip Smart ka shpërthyer në flakë pak minuta më parë te kthesa e Kamzës në Tiranë. Mjeti ka marrë flakë sapo ngjit kthesën, në autostradë, ndërsa shoferi e ka braktisur.

Rruga, siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme ka qarkullim të lart mjetesh, ndërsa Smarti që ka shpërthyer në flakë lëviz mbrapsht në mënyrë të pakontrolluar duke qenë se është i ndezur. Shoferi ka dalë nga mjeti sapo kanë nisur flakët dhe ka lënë në rrugë.

Po ashtu, nga pamjet shihet se edhe mjetet e tjera janë të rrezikuara pasi Smart-i është në lëvizje dhe një “rrip” zjarri përshkon diagonalisht autostradën nga benzina e derdhur në të.



Më të lexuarat