Prapaskena

Shqipëria vijon “e mbërthyer” nga i nxehti afrikan

Publikuar: 23/06/2021

Vendi ynë vijon do të vijojë të jetë “i mbërthyer” nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë si për ditën e nesërme ashtu dhe për ditën e premte moti do të vijojë të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje.

Për ditën e nesërme në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara; ndryshe nga dita e Premte ku këto vranësira parashikohen të shoqërohen edhe me shtrëngata afatshkurtër.

Gjithashtu sic shihet tek materiali bashkëlidhur temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta. Në disa zona, në orët e matjeve të temperaturave maksimale ato mund të arrijnë deri në vlera nga 41 deri në 42 grad celcius!!! Të larta do të mbeten gjithashtu temperaturat e natës (minimale) ku në disa zona zhiva e termometrit mund të mos zbresim nga vlerat 25 apo dhe 27 grad celcius!!!



Më të lexuarat