Aeroporti i ‘Nënë Tereza’ ka bërë me dije përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook se duke filluar nga data 24 qershor Austria heq të gjitha kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria.
Me vendimin e ri nuk ka nevojë më për tampon dhe kriter vaksine, por mjafton vetëm pasaporta biometrike për të shkuar.
Njoftimi i plotë i TIA: Lajm i mirë/Austria
Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.
Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport