Prapaskena

Gjendet një person i pajetë në Qyteti Studenti, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak (VIDEO)

Publikuar: 23/06/2021

Një person është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Qytetin Studenti, në Tiranë. Mësohet se viktima, gjinia mashkull, ende i pa identifikuar, u gjet në fushat e Qyteti Studentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë arresti kardiak.

Trupi i pajetë u dërgua në morg, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar saktësisht shkakun e vdekjes. Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje për ngjarjen.



Më të lexuarat