Prapaskena

Arben Ristani zbulon lidhjen e posaçme mes Berishës dhe Bashës: Plotësojnë njëri-tjetrin

Publikuar: 16/06/2021

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD i ftuar në Top Talk duke komentuar marrëdhënien mes Bashës dhe Berishës pas zhvillimeve të fundit tha se ata janë dy figura që plotësojnë njëri-tjetrin.

Diskutimi në Top Talk

Dyrnjaja: Berisha dhe Basha janë kundër apo me njëri-tjetrin? Berisha tha sot që dhe sikur 100 veta të mbesin do jem aty.

Ristani: Po e ka thënë që nga dita e parë kur dha dorëheqjen. Për mua janë komplementare, plotësojnë njëri tjetrin.

Nëse rrëzohen bien bashkë, kush e ka këtë fuqi?

Ristani: Të gjitha këto duan kohë, s’bëhen sot apo nesër. Tani ne kandidatët i nxorëm dhe kjo do vazhdojë derisa demokratët të binden.

A është kjo një përçarje e PD?

Ristani: Nuk shkon si term, nuk mund të mendosh që në një parti politike të gjithë duhet të mendojnë njësoj, kemi një debat të hapur, ato që kemi i themi.

Cili është hapi politik i radhës?

Ristani: Lëvizja nuk është se ishte një veprim i paramenduar, në kohë. Ne pavarësisht se humbja pritej duke parë veprimet, ne ishim të angazhuar në fushatë sikur të ishte reale. U kërkua dorëheqja, gjërat u përshpejtuan kur u pa mungesa e reflektimit, kur Basha deklaroi që tani fillon lufta, me një tallje për demokratët sepse i bie që ke 8 vjet që rri kot.

Tani kemi kandidatët, platforma, që mund të ndryshojnë, tani është koha të punohet me demokratët që të jene reflektues se me Bashën do shkojmë nga humbja në humbje , këtu do jemi do vijnë zgjedhjet lokale përsëri , por Basha është është një humbës i pashpresë.



Më të lexuarat