Prapaskena

Vjosa Osmani zgjedh kryetar të KQZ djalin e një oficeri të UDB

Publikuar: 15/06/2021

Nga Haki Morina*

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emëroi Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoi mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muaj të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.

Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.

Këtë udbash e mbajë mend më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.

Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat.

Sa herë më merrte në pyetje, ky Mustafa më thoshte: nëse e vendos me na tregu, atëherë tregoi shefit Xheladin Beqirit.

D.m.th përmes servilizmit ndaj shefit, përpiqej t’i forconte pozitat e veta në UDB.

Prej 3 prillit deri me 6 tetor të vitit 1982, bashkë me shumë UDB-ash të tjerë, më ka torturuar pa mëshirë. Ka patur momente kur ishte vetëm ai, dhe siç e thash më lartë, e shfrytëzonte të më thoshte tregoj shefit.

A besoni se atëherë dyshoja që është peder, pasi po insiston aq shumë për shefin, sepse nuk e kuptoja që ishte fjala për servilizëm.

Ky dyshim vinte edhe për shkak të urrejtjes pa fund që kisha për udbashët.

Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa shokë, ish të burgosur politik dhe ish anëtarë të LPK-së. Urime për shkarkimin dhe ngarkimin.

*Haki Morina është veprimtar i çështjes kombëtare dhe ish- i burgosur politik në Jugosllavi.



Më të lexuarat