Prapaskena

Eriksen nxjerr foton nga spitali dhe iu thyen zemrat tifozëve me mesazhin!

Publikuar: 15/06/2021

Christian Eriksen ka lëshuar një mesazh për të gjitha ata që ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Mesfushori pësoi sulm në zemër në ndeshjen që Danimarka dhe Finlanda e zhvilluan në kuadër të Euro 2020.

Eriksen ishte vetëm disa sekonda larg momentit tragjik, por bashkëlojatrët dhe stafi mjekësor ia dolën ta rikthenin në jetë.

Lojtari tashmë ka falënderuar të gjitha ata që e kishin mbështetur nga e mbarë bota, duke treguar se ai ndihet mirë.

Postimi i tij i plotë në Instagram:

Përshëndetje të gjithëve

Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. ️????

Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të kaloj disa ekzaminime në spital, por ndihem mirë.

Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Luani për të gjithë Danimarkën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)



Më të lexuarat