Prapaskena

Deklarata ngjethëse e ish-të burgosurit politik për njeriun që emëroi Vjosa Osmani: Babai i tij, oficeri i UDB që më torturoi

Publikuar: 15/06/2021

Haki Morina, një nga ish-të burgosurit politikë në Kosovë, që është torturuar dhe dënuar nga regjimi serb, si pjesëmarrës në rezistencën për Kosovën e pavarur, ka sulmuar ashpër Presidenten e Kosovës, e cila ka emëruar anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, djalin e një nga eksponentëve më kryesore të UDB-së jugosllave.

Morina, i cili në zgjedhjet e fundit, kandidoi për deputet i diasporës nga radhët e PDK-së, në një postim të tijin, nxjerr fakte rrëqethëse nga torturat që Mustafa Radoniqi, babai i Kreshnik Radoniqit, i ka bërë atij në burgjet serbe.

Haki Morina, në vitin 1990 u arratis nga Kosova dhe erdhi në Shqipëri, ku së bashku me 5 të tjerë themeloi Forumin Eurosocialist Shqiptar. Pas një viti, ai u largua në Zvicër, ku mori pjesë në rezistencën e armatosur të UÇK-së ndaj makinerisë së Sllobodan Millosheviçit.

Postimi i plotë i Haki Morinës

Kur e lexova emrin e ri të kryetarit të KQZ-së, që e emëroi Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakajt, z. Kreshnik Radoniqi, besoni që më shkoi mendja tek UDB-ashi me letra, që më kishte marrë në pyetje muaj të tërë në zyrat e UDB-së në Pejë.

Doli që parandjenja ime nuk ishte e gabuar. Kryetari i ri është djali i UDB-ashit Mustafë Radoniqi, i cili përmendet edhe në librin tim biografik të botuar para disa vitesh.

Këtë udbash e mbajë mend më shumë për shkak se ishte i vetmi që djersitej sa herë më torturonte. Ndoshta pse ishte pak i moshuar, por ndoshta edhe pse gjendjen fizike nuk e kishte të nivelit të udbashëve tjerë.

Se tash avash, avash po më kujtohen gjërat.

Sa herë më merrte në pyetje, ky Mustafa më thoshte: nëse e vendos me na tregu, atëherë tregoi shefit Xheladin Beqirit.

D.m.th përmes servilizmit ndaj shefit, përpiqej t’i forconte pozitat e veta në UDB.

Prej 3 prillit deri me 6 tetor të vitit 1982, bashkë me shumë UDB-ash të tjerë, më ka torturuar pa mëshirë. Ka patur momente kur ishte vetëm ai, dhe siç e thash më lartë, e shfrytëzonte të më thoshte tregoj shefit.

A besoni se atëherë dyshoja që është peder, pasi po insiston aq shumë për shefin, sepse nuk e kuptoja që ishte fjala për servilizëm.

Ky dyshim vinte edhe për shkak të urrejtjes pa fund që kisha për udbashët.

Ja ky është ndryshimi i madh që u angazhuan disa shokë, ish të burgosur politik dhe ish anëtarë të LPK-së. Urime për shkarkimin dhe ngarkimin.



Më të lexuarat