Prapaskena

Shkarkimi i Metës, Balla: Dhuratë e bukur Shqipërisë për ditëlindjen e PS

Publikuar: 09/06/2021

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi këtë të mërkurë shkarkimin nga Presidenca të Ilir Metës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla i cili këtë vendim e konsideron një dhuratë të bukur në prag të ditëlindjes së PS-së.

“Kuvendi shkarkoi Presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste”, shkruante Balla.

Mazhoranca shkarkoi me 104 vota pro Presidentin Meta për shkelje të rënda të Kushtetutës. Në këtë mënyrë, Ilir Meta bëhet presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar. Por vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese.



Më të lexuarat