Prapaskena

Kolegji Zgjedhor rrëzon paditë e PD, LSI dhe Lëvizjes Vetëvendosje për qarkun e Tiranës

Publikuar: 08/06/2021

Sapo ka përfunduar mbledhja e Kolegjit Zgjedhor që u mblodh për të shqyrtuar paditë e PD, LSI dhe Vetëvendosjes për parregullsi gjatë procesit zgjedhor dhe procesit të numërimit. Kolegji ka rrëzuar kërkesën e partive politike për ankimimin e zgjedhjeve dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.

Kujtojmë se ky është një vendim që pritej edhe nga përfaqësuesit e partive politike gjatë momentit që po zhvillohej mbledhja, duke marrë parasysh se të njëjtat kërkesa për qarqet e tjera janë rrëzuar në të njëjtën mënyrë.

Në mbledhjen e mbajtur sot, një risi ishte fakti që përfaqësuesi i PD, marash Logu kërkoi përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor, duke argumentuar se ata po merrnin vendime favorizuese.



Më të lexuarat