Prapaskena

Furgoni i përplasur me Range-in në Prezë/ Tre të plagosur të shtrirë në mes të rrugës (FOTO)

Publikuar: 08/06/2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Prezës.

Një furgon është përplasur me një Range Rover, e si pasojë është kthyer përmbys në mes të rrugës.

Në fotot e sjella në “Gazeta Shqip” nga dëshmitarët shihen persona të shtrirë në tokë që presin mbërritjen e ambulancës.

Sipas dëshmitarëve janë 3 persona që presin mjekim pas përplasjes së automjeteve.

Në vendin ku ndodhi incidenti janë mbledhur një grup njerëzish, të cilët ofruan edhe ndihmën e tyre të parë.



Më të lexuarat