Prapaskena

Pamje drithëruese/ Kaloi më forcë rrethin e policisë dhe shpërtheu në lot kur pa viktimën e shtrirë në mes të lokalit, efektivët largojnë të miturin nga vendngjarja

Publikuar: 07/06/2021

Një ekzekutim ka ndodhur para 3 ditesh në Tiranë në zonën e ish-Ekspozitës, ku mbeti i vrarë shtetasi Kudret Saliaj. Gjithashtu i plagosur mbeti edhe ish-prokurori Adriatik Cami.

Ndërkohë në momentin e krimit në vendngjarje është parë edhe një i mitur, i cili ka hyrë pranë lokalit dhe ka shpërthyer në të qara.

I mituri siç duket në pamjet e meposhtme ka kaluar rrethin e Policisë dhe ka hyrë brenda në lokal.

Më pas, ai është nxjerrë jashtë duke qarë duke u mbajtur prej krahësh nga dy efektivë policie, e më pas është futur në makinë për t’u dërguar në Komisariat.



Më të lexuarat