Gazetarja Esiona Konomi publikon emrat dhe fotot e deputetëve, që sipas saj, kanë vendosur që të ndalohet prania e gazetarëve gjatë seancave parlamentare.
Postimi i gazetares:
Këta janë anëtarët e Byrosë së Kuvendit të cilët vendosën të lënë gazetarët jashtë, të minojnë transparencën dhe të instalojnë censurë.
Asnjë prej tyre nuk do të jetë më në Kuvendin e ri në shtator (me përjashtim të z. Ruçi).
Pra, këta që ikin, vendosin se si do koordinohet (përjashtohet) media me pasardhësit e tyre.
Unë i ftoj të tërhiqen!
Kjo nuk është beteja ime!
Jo vetëm e imja!
As si gazetare, as si qytetare!
Kjo është një betejë për fjalën e lirë dhe raportimin e pavarur!