Prapaskena

Operacioni i kërkim-shpëtimit finalizohet me sukses/ Humbën prej ditës së djeshme, gjenden dy turistët e huaj në Theth

Publikuar: 04/06/2021

Pas orëve të gjata kërkimi, është bërë e mundur gjetja e 2 turistëve nga Suedia dhe Rusia të cilët kishin humbur që prej mbrëmjes së djeshme. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga Zenel Kuçana, prefekti i Kukësit. Turistët u panë ditën e djeshme në Valbonë dhe më pas kanë humbur në luginën e Ragamit.

Alarmi për humbjen e 2 turistëve pasi telefonat e tyre kanë qenë të fikur, duke humbur çdo mënyrë komunikimi. Dy turistët u gjetën në Theth, ku dhe kishin destinacionin. Për gjetjen e tyre kërkimet nisën gjatë natës, të cilat u ndërprenë më pas për shkak të errësirës, për të rinisur sërish.Fatmirësisht ky operacion u finalizua me sukses me gjetjen e tyre.



Më të lexuarat