Prapaskena

Zhduket prej 4 ditësh ish-shefi i policisë së Ulqinit, për herë të fundit u pa në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi

Publikuar: 31/05/2021

Rudolf Elezoviç ka punuar në policinë kufitare të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mësohet se ka humbur kontaktet që prej 4 ditësh dhe asskush nga familja e tij nuk ka asnjë informatë për të.

Vendi ku është parë për herë të fundit ka qenë kufiri ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, fshatrat Pentar dhe Reç. Rudolf Elezoviç ka qenë edhe shef i policisë së Ulqinit.

Kohët e fundit Elezoviç punonte në sektorin e krimeve të antitrafikut, ndërkohë që mund të quhen rrethana misterioze dilemat rreth zhdukjes së tij.



Më të lexuarat