Prapaskena

Vlora s’gjen qetësi, plagoset me thikë 40-vjeçari, pamjet e gjakut në mes të rrugës

Publikuar: 31/05/2021

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës.

Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Klodian Toska, 40 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kali i Trojës”, ndërkohë që Toska ka marrë plagë në shpatull.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme sherri ka nisur fillimisht në ambientet e një lokali, dhe më pas gjurmë gjaku janë gjetur në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.



Më të lexuarat