Prapaskena

“Çmenduritë” e tyre nuk kanë fund, ja çfarë bëjnë të rinjtë rrugëve të Anglisë (FOTO)

Publikuar: 31/05/2021

Britanikët sërish veshën rrobat e tyre të bukura dhe mbushën rrugët e qytetit për të tretën natë radhazi, duke shfrytëzuar në maksimum fundjavën e gjatë pa punë.

Të dielën mbrëma, vajzat dhe djemtë, u shfaqën në grupe në rrugët e Newcastle dhe Leeds, duke mbushur lokalet e duke shijuar nga një pije.

“Çmenduritë” e tyre nuk kanë fund, ja

Duket se dita e fundit e pushimeve, britanikët e shfrytëzojnë në maksimum për t’u argëtuar. Siç shihet nga fotot e publikuar nga “The Sun”, të rinjtë nuk e kanë aspak problem që të bëjnë festa “të çmendura”.

Një foto tregon një vajzë që ka hequr këpucët dhe rri e ulur në tokë, teksa po flet në telefon. Ndërkohë një tjetër imazh shfaq një vajzë me një fustan të shkurtër që qëndron në krahët e një djali.

“Çmenduritë” e tyre nuk kanë fund, ja

Fotot në fjalë tregojnë vajzat të kuruara në çdo detaj, por që kanë përfunduar të ulura në një stol duke ngrënë.

Duket se të rinjve britanikë u kishte munguar kjo atmosferë prej muajsh, pasi pub-et dhe lokalet e natës kanë qenë të mbyllura për shkak të situatës nga pandemia e Covid-19. Kjo ishte fundjava e parë ku britanikët lejoheshin për të shijuar një pije brenda në lokal.



Më të lexuarat