Forcat Speciale RENEA dhe FNSH janë duke zhvilluar një operacion blic në zonën e Niklës, në Fushë Krujë në këto momente. Mësohet se në ndihmë të Forcave RENEA, atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt nga Tirana dhe Fieri.
Newsbomb.al mëson se nga operacioni janë 5 persona të shoqëruar. Identiteti i tyre nuk bëhet ende me dije.
Ndërkohë, për shkak të rëndësisë së lartë të operacionit, ai po drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në Tiranë. Zona e Niklës ka qenë disa herë në fokusin e operacioneve të Forcave Speciale pasi aty ka disa grupe kriminale që veprojnë në vendin tonë.