Prapaskena

‘Dritëhijet e 21 janarit’, gazetari i plagosur: Mjeku ligjor tha që isha goditur me çekiç! Prokurorët s’më thirrën për të dëshmuar

Publikuar: 29/05/2021

Gazetari Fatos Mahmutaj, i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 21 janarit, ka dhënë të tjera detaje mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa Protokoll”.

Në një lidhej me Skype, Mahmutaj, i cili jeton prej 10 vitesh në Belgjikë, thotë se pas ngjarjes, prokurorët të cilët u morën me hetimet pë rngjarjen i morën vetëm një deklaratë të shkurtër nga Spitali “Nën Tereza” ku ai po kurohej pasi u plagos në dorë dhe se me ta ra dakord që pas disa ditësh do të thirrje për të dhënë më shumë detaje. Megjithatë ai thekson se nuk u thirr kurrë më për të dëshmuar.

“Jam pyetur në Spitalin Nënë Tereza, 2 orë pas ngjarjes. Procesverbali ka qenë me shkrim dore, por nuk jam pyetur në Prokurori, ishte një deklaratë paraprake e imja.

Pas dy apo tre ditësh shkova Prokurorët e çështjes më çuan te mjeku ligjor i angazhuar për të bërë të gjitha ekspertizat e 21 janarit. Mjeku ligjor i çështjes pretendoi që unë isha goditur me çekiç jo plumb dhe mjeku nuk kishte as vizore për të matur plagën dhe as aparat fotografik.

Akordi që unë bëra me prokurorët ishte që unë do të shpjegoja shkurtimisht se çfarë kishte ndodhur, përgatita dhe një skicë dhe pas një jave do paraqitesha në Prokurori dhe do tregoja me detaje gjithçka, por asnjëherë nuk u thirra. U largova pas 3 javësh nga Shqipëria.

Janë dy njerëz që qëllojnë mbi protestuesit, është ish-shefi i sigurisë së Berishës që qëllon me pistoletën e Ndrea Prendit nga sipër Kryeministrisë dhe kemi Agim Llukon i cili qëllon nga poshtë drejt njerëzve. Janë dy armë që qëllojnë drejt njerëzve. Jam gati të vij të dëshmoj në Prokurori dhe Gjykatë”, shprehet ai.

Gazetari hedh akuza se ngjarja është përpjekur të manipulohej, ndërsa tregon se mjeku ligjor ku e drejtuan prokurorët e ngjarjes që të shkonte, kishte dalë në përfundimin që ishte goditur në dorë me çekiç dhe jo me plumb. Ai shton madje se mjeku ligjor nuk kishte patur as vizore për të matur plagën dhe as aparat fotografik.

“E kam ndjekur këtë çështje që nga fillimet si palë e dëmtuar, jam një nga të plagosurit, një nga fatkeqët e kësaj ngjarje. Kjo çështje ka qenë nga ato që me apo humbjet e hundët e politikës pati një zell të tepruar nga drejtësia shqiptare për ta mbyllur në formën më të keqe të mundshme, një çështje që përfundoi sikur të ishte një çështje e rëndomtë, ndërkohë që humbën jetën 4 persona, 7 u plagosën sipas informacioneve zyrtare, pro në dijeninë time u plagosën 30 vetë. Kjo çështje nuk u hetua fare. Unë jam pyetur në Prokurori vetëm në momentet e para, më kanë marrë deklaratë paraprake dhe nuk jam thirrur më për t’u marrë në pyetje në Prokurori”, shtoi ai.

Në emisionin ‘Pa protokoll’ në Report Tv po diskutohet nga të ftuarit çështja e rihapjes së hetimeve të 21 janarit. Të ftuar janë avokatët Genc Gjokutaj dhe Saimir Visha, juristi Indrit Vokshi, gazetarja Keti Banushi dhe gazetari i plagosur më 21 Janar Fatos Mahmutaj, nëpërmjet një lidhje me Skype. Ndërkohë që një tjetër lidhje me skype do të ketë me Gilberto Jaçe, ish-kryetar i Bashkisë Përmet, edhe ky i dhunuar me 21 janar.



Më të lexuarat