Prapaskena

25 vrasje në 5 muaj, Shqipëria nën pushtetin e bandave. A duhet të agazhohet ushtria dhe të kthehet dënimi kapital?

Publikuar: 29/05/2021

Shqipëria është në pushtetin e bandave kriminale. Për çlirimin e saj duhen një zgjidhje ekstreme, pasi me mjetet aktuale bandat po bëjnë kërdinê.

Në 5 muaj e parë të këtij viti, në të gjithë vendin u regjistruan 25 vrasje, 6 më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numrin më të lartë të ngjarjeve e mban muaji Prill dhe Maj, me nga 7 vrasje secili. Më pak janë në muajt e tjerë.

Krahasuar me vitin e kaluar, përveç rritjes së numrit të vrasjeve, rritje në numër kanë shënuar edhe atentatet të tipit mafioz. Në 5 muajt e parë të 2021-it u shënuan 11, 4 më shumë se ne te njëjtën periudhë e vitit të kaluar.

Vlora, Shkodra dhe Elbasani janë tre qytetet ku kane ndodhur më shumë ngjarje kriminale kete vit. 7 nga 25 vrasjet e regjistruara ne 5 muajt e pare te ketij viti,  vijojnë të jenë ende të pazbardhura.

Vrasjet e Gentian Qarrit, Bledar Birçajt dhe Delon Troqes në Vlorë janë atetnatet që dyshohen të jenë kryer nga vrasës me pagese. Identifikimi i tyre nuk është bërë ende, ndërsa pistat kryesore te hetimeve janë konfliktet larja e hesapeve mes grupeve rivale dhe e shkuara e viktimave ne vende te tjera.

Pa autorë vijojnë të jenë edhe atentatet ndaj Bardhok Pllanajt në Shkodrë dhe Everest Çakës në Elbasan. Ende hetuesit nuk kane mundur te hedhin drite edhe per dy vrasje te tjera te bujshme te ketij vii, ate te Edmir Brengut dhe Edmond Koçit në Durrës.

Ndërkohë, po me akuzën e vrasjet po hetohen edhe dy ngjarje të tjera. Ajo e vdekjes së biznesmenit italian Davide Pacorelit në Pukë dhe e Violeta Gurrajt në Malësinë e Madhe.

Vende të tjera me këtë bilanc kanë agazhuar ushtrinë. Por, një mundësi është edhe rikthimi i dënimit kapital.

 



Më të lexuarat