Një 19-vjeçare në Greqi është gjendur në një situatë të vështirë, në autobus, kur një person ka kryer veprime të turpshme pranë saj.
“Protothema” shkruan se burri ia kishte ‘vënë syrin’ të resë që në stacionin e autobusëve.
Me të hipur në mjetin e transportit publik, ai iu afrua, “zbërtheu pantallonat dhe nisi të masturbohej, derisa përfundoi aktin seksual dhe më pas u largua”.
Sipas medias greke, kjo ka qenë një situatë e tmerrshme për një vajzë 19-vjeçare, nga një maniak.
Ngjarja ndodhi pak pas orës 8:20 të së mërkurës në autobusin e linjës që të çon në Omonia.
Sapo vajza arriti të marrë veten nga tronditja që i shkaktoi veprimi i burrit misterioz, ajo iu drejtua Policisë dhe raportoi gjithçka që përjetoi në autobus.
Ajo i tha policisë se nuk mund të reagonte për shkak të frikës, por dha një përshkrim të plotë të pasagjerit maniak.
Sipas dëshmisë së saj, ky është një person rreth të 40-tave, rreth 1.70 i gjatë, i cili kishte veshur një bluzë me mëngë të shkurtra me shkronja gri.
Policia bazuar në dëshminë e vajzës, po përpiqet të gjejë burrin maniak.