Prapaskena

Simbole misterioze mbi viktimën/ Eksperti kriminalistik shpjegon se mund të jetë një rit okult

Publikuar: 28/05/2021

Teksa pritet  që mjekësia ligjore të dalë në përfundimin se Evgjeni Baxho ndërrroi jetë nga tromboza, burime bëjnë me dije se veç shenjave të dyshimta të shkruara në trupin e saj edhe në banesë janë sekuestruar disa fletë me simbole të shkruara në ngjyrë jeshile dhe disa objekte të ngjashme.

Profesori i profilizimit kriminalist Ervin Karamuco shpjegon një më një secilin nga simbolet në trupin e vajzës.

“E para shenjat vajzës ia ka shkruar dikush tjetër dhe kur ka qenë shtrire dhe njëra prej tyre është shkruar me nxitim , pasi nuk e ka përfunduar simbolin. E dyta këto dy diagrama lënë të kuptohet që është ezoterizëm, një proces i tillë okul që e dinë vetëm ata që lënë iniciale dhe simbole të tilla i bëj apel policisë të thërrasë ekspertë për ta hetuar që njohin simbolet”, Tha Evrin Karamuco, profesor i profilizimit kriminalist.

Të dyshimtë e bën vdekjen e vajzës gjetja e simboleve kulte.

“Kjo tregon qe vajza ka qenë për të disatën herë nën këtë proces kult”, tha ai.

Evgjeni Baxho jetonte e vetme me qira në lagjen “Ali Demi”. Kishte lindur në Greqi dhe studionte në Tiranë. Në afërsi të trupit asaj iu gjetën edhe disa receta mjekësore.



Më të lexuarat