Prapaskena

Shtëllunga gjigande e tymit ‘pushton’ qiellin në Maminas, përfshihet nga flakët fabrika e tullave (VIDEO)

Publikuar: 28/05/2021

Është përfshirë nga flakët fabrika e tullave në Maminas. Ngjarja është shënuar pak më parë.

Në videon e siguruar nga ‘SHQIP’ shihet një shtëllungë e zeze tymi që ka përfshirë të gjithë zonën.

Ende nuk dihen shkaqet e flakëve në fabrikën e tullave. Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për neutralizimin e flakëve.

 

Shijak/Informacion Paraprak

Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.



Më të lexuarat