Prapaskena

Ministri gjerman e thotë në krah të Lulzim Bashës: Jam dakord me ju! Por rruga drejt BE nuk varet vetëm nga Qeveria, duhet edhe opozita

Publikuar: 28/05/2021

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Michael Roth, ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha, në selinë blu, mesditën e sotme. Ai e ka bërë të qartë në krah të kreut të PD, se rruga e Shqipërisë drejt BE nuk varet vetëm nga Qeveria por dhe nga opozita.

“Jam plotësisht daklord me zotin Basha kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga Qeveria por dhe nga opozita. Unë jam në politikë atje që prej 23 vitesh dhe 8 vite në Qeveri. Kam qenë aktiv si në Qeveri dhe në opozitë. Parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet”, ka thënë Roth.

Pjesë nga deklarata e ministrit Gjerman:

Jam plotësisht daklord me zotin Basha kur thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet vetëm nga Qeveria por dhe nga opozita. Unë jam në politikë atje që prej 23 vitesh dhe 8 vite në Qeveri. Kam qenë aktiv si në Qeveri dhe në opozitë. Parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet.

Komisioni Europian në muajt e shkuar ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme dhe kritike nëse janë përmbushur kushtet për anëtarësimin. Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv dhe këtij gjykimi i është bashkuar dhe Qeveria Gjermane. Shpresojmë që në 22 qershor të arrihet hapja e negociatave dhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm në rrugëtimin drejt BE. Gjermani do ta mbëhstesë Shqipërinë. Celja e negocitave nuk do të thotë që kushtet janë përmbushur të gjitha, por Shqipëria ka një prespektivë në rrugën e saj drejt BE.



Më të lexuarat