Prapaskena

Ilir Meta ka nisur të blejë votat e deputetëve me para të pista për t’i shpëtuar shkarkimit?

Publikuar: 28/05/2021

Pas vendimit të komisionit hetimor, i cili miratoi raportin për shkarkimin e Ilir Metës, për shkeljen e 16 neneve të Kushtetutës, ka reaguar Presidenca. Sipas Presidencës
Ilir Meta do ta përfundojë të plotë mandatin e tij.

“Asnjë koment dhe zero shqetësim për çdo vendim nul apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak, që tenton me dëshpërim të shmangë vëmendjen nga debati publik për krimet e faktuara zgjedhore të 25 prillit, autorët dhe frymëzuesit, tutorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, të angazhuar në këtë farsë kundër të vetmit institucion, që respekton dhe mbron Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe sovranitetin e saj.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e Tij deri më 24 korrik 2022, me të njëjtën përgjegjësi të lartë, vetëm në respekt dhe mbrojtje të Kushtetutës dhe interesit kombëtar”, shkruhet në reagimin e presidencës.

Po ku buron besimi i Metës se do ta përfundojë mandatin, kur Kuvendin, me mbështetjen edhe të SHBA-BE, është i vendosur për ta shkarkuar dhe dorëzuar në SPAK?

Tre janë shjegimet.

Së pari, Ilir Meta mund të ketë nisur blerjen e votave të disa deputetëve me para të pista, për t’i shpëtuar shlarkimit. Kur miratoi ngritjen e komisionit hetimor, Kuvendi konfirmoi votat për ta shkarkuar. Kështu që Meta mund ta përfundojë mandatin si president vetëm nëse ka blerë disa deputetë, që të votojnë kundër shkarkimit të tij.

Së dyti, Ilir Meta mund të ketë siguruar tre vota në Gjykatën Kushtetuese për t’i shpëtuar shkarkimit. Atij i duhen tre vota nga 7 që ka Kushtetuesja, për të rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij. Deri më sot Meta ka siguruar votat e Marsida Xhaferllarit dhd Sonila Bejtes. Vota vendimtare është ajo e Vitore Tushês.

Së treti, Ilir Meta mund të ketë bërë një deklaratë boshe dhe të pabazë, siç bëri para zgjedhjeve të 25 prilit 2021, kur deklaroi se do jepte dorëheqjen nëse Rama do të merrte 71 mandate. Rama mori 74 mandate dhe Meta nuk e mbajti fjalën. Sipas të gjitha gjasave, Meta do shkarkohet nga Parlamenti dhe më pas ky vendim do të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese.



Më të lexuarat