Autoritetet shëndetësore në të gjithë botën e kanë bërë të qartë se të gjitha vaksinat kanë efekte anësore, më të zakonshmet prej të cilave përfshijnë dhimbjen në vendin e injeksionit.
Disa njerëz, megjithatë, kanë pohuar se kanë një shije metalike në gojën e tyre pasi janë vaksinuar.
Deri më tani, më shumë se 28.9 milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë dozën e parë të Oxford (Astrazeneca) dhe Pfizer / BioNTech dhe më shumë se 2.7 milion kanë marrë dozën e dytë.
Një raport nga MHRA (Autoriteti Rregullativ i Barnave ) ka theksuar se disa njerëz në Britani kanë përjetuar simptoma të ngjashme me gripin si lodhje dhe dhimbje koke (më të zakonshmet), si dhe dhimbje muskujsh dhe ethe.
Në SHBA, disa persona kanë pohuar se kanë një shije të fortë metalike në gojë për disa ditë pas vaksinimit. Duke folur për NBC News, Howard, 45 vjeç, tha se ndërsa simptomat nuk ishin shqetësuese, por ai nuk mund ta shijonte asgjë. Një pacient tjetër, 52-vjeçari Dave Bischel, tha se ai ndjente shijen e nikelit, raporton abcnews.al
Sidoqoftë, nuk ishte vetëm Pfizer që shkaktoi këtë efekt te pacientët. Një burrë tha se ndjente shijen e një metali disa ditë pasi u vaksinua me Moderna. Sipas ekspertëve, efektet anësore të vaksinës janë një gjë e mirë. “Është diçka normale që të shqetësohemi për efektet anësore dhe të gjitha vaksinat mund të kenë efekte anësore. Ashtu si me vaksinën e gripit, ka pasur raporte të lodhjes, dhimbjes së kokës, kollës dhe mialgjisë.
Kjo është diçka normale, zgjat vetëm disa ditë dhe është një shenjë e mirë, pasi tregon se vaksina funksionon.
Efektet anësore minimale
Efektet anësore mund të jenë të lehta dhe sipas të dhënave nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Një ekip britanik në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, tha se për shkak se vaksinat funksionojnë në momentin që sistemi ynë imunitar reagon duke prodhuar një përgjigje, pra mund të ketë efekte anësore pas marrjes së vaksinës që duken si simptoma të një infeksioni të vërtetë.
Sipas tyre efektet anësore më të zakonshme të lidhura me vaksinën e Oxfordit janë dhimbja e duarve, 65% e pacientëve kanë raportuar të dridhura, ethe, dhimbje kyçesh, mialgji, lodhje dhe dhimbje koke.
Sipas një raporti nga Pfizer, efektet anësore më të rënda ishin lodhja dhe dhimbja e kokës, por vetëm pas dozës së dytë. Vetëm 4% e njerëzve raportuan lodhje dhe 2% raportuan dhimbje koke.
Si përfundim, e njëjta gjë siç ndodh me vaksinën e gripit, ndodh dhe në rastin e vaksinës së koronavirusit, disa kanë raportuar dhimbje në vendin e injektimit dhe efekte të tjera por në përgjithësi të lehta.