Gazetari Artan Hoxha ka publikuar foton e vrasësit të Everest Çakës në Elbasan, një ngjarje kjo e ndodhur vetëm disa javë më parë. Në foton e publikuar nga Hoxha, vrasësi i pretenduar prej tij nuk mban maskë, ndërsa shihet me armë në dorë, në pritje të viktimës.
11 plumba i kanë marrë jetën, 41-vjeçarit Everest Çaka, ngjarje kjo e ndodhur nw Elbasan. Sipas ekspertizes mjeko-ligjore ai është qëlluar nga një distancë e afërt dhe pjesën më të madhe të plumbave e ka marrë në bark. Hetuesit janë duke hetuar në 3 pista hetimi, nisur edhe nga e kaluara e viktimës.
Përplasja mes grupeve kriminale, hakmarrja dhe prishja e pazareve të drogës janë pistat ku janë përqëndruar për momentin hetimet. 14 vite më parë vëllai i viktimës, Alfons Çaka, i njohur si “Noçja”, do e ekzekutohej në Barcelonë të Spanjës, por pas 4 vitesh, pra në vitin 2011 tek ura e Zaranikës u ekzekutua vëllai i Florencit, Gezim Alikajt.
Për këtë ngjarje u akuzua 41-vjeçari Everest Çaka, por akuzat nuk u provuan kurrë. Ndërkohë rreth 4 muaj më parë po në Spanje do vritej edhe Florenc Alikaj, vetëm pak muaj pasi kishte dalë nga burgu. Gjithashtu Caka u dyshua edhe për masakrën e familjes Muhameti, të cilët në nëntor të viti 2011 u ekzekutuan me nga një plumb në kokë Emin Xhelal dhe Pëllumb Muhameti, vëllezërit dhe banai i “Nel Çamit”, edhe ky kundërshtar i familjes Çaka.
Por nuk përjashtohet as përplasja mes grupeve pasi Çaka është djali i tezes, Arjan Spahiut, i cili u ekzekutua në Belgjikë. Ky i fundit është vëllai i kuunatit të Indrit dhe Erion Alibej. I pari i ekzekutuar në atetatin e dyfsishtë ndërsa i dyti i arrestuar si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.