Nje aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në minierën e Bulqizës, ku një minator me profesion armator ka gjetur vdekjen.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur në nivelin e 18-të të minerës.
Minatorët e pranishëm deklarojnë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e pakujdesisë gjatë punimeve për armatimin e galerisë.
Mësohet se një katror i armatimit e ka zënë poshtë minatorin me iniciale E. A. duke i shkaktuar vdekjen.