Prapaskena

Sherr në Maliq, 45-vjeçari u ngul thikën dy fqinjëve, ja çfarë i ndodh më pas

Publikuar: 27/05/2021

Leonidha Lepi, 45 vjeç, mëngjesin e sotëm është grindur me dy fqinjët e tij, në fshatin Orman-Pojan, në Maliq. Në sherr e sipër, Lepi ka marrë thikën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë, duke i lënë të palgosur rëndë.

Më pas, Lepi është vënë në pranga. Ndërsa dy të plagosurit janë dërguar në spital. Konkretisht personi me inicialet F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa personi me inicialet P. S., 62 vjeç, ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq. Shtetasi i mësipërm, mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta në rrugën e fshatit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasin P. S., 62 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën dhe shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në fshatin Orman-Pojan, Maliq, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.



Më të lexuarat