Një ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Queensland të Australisë, e cila ka marrë vëmendjen e mediave botërore.
Ndërkohë që po fluturonte për në aeroportin e Redcliffe, pilotin e avionit me udhëtarë e zë gjumi për 40 minuta me radhë, ndërkohë që udhëtimi vijonte normalisht për shkak të pilotit automatik.
Pavarësisht insistimit të kullës së kontrollit, të cilët e thërrisnin në radio, ai zgjohet pas 40 minutash dhe zbulon se kishte fluturuar në oqean rreth 100 kilometra larg destinacionit, raporton abcnews.al.
Me ndihmën e kullës së kontrollit, piloti arriti të kthehej dhe ta ulte avionin pa problem në aeroport, ndërsa ngjarja është duke u hetuar pasi u rrezikua jeta e udhëtarëve.