Prapaskena

Përfundoi në spital pasi u plagos me armë zjarri në të dyja këmbët, arrestohet 39 vjeçari në Vlorë, në pranga edhe një tjetër

Publikuar: 27/05/2021

Mbrëmjen e djeshme u paraqit në spitalin e Vlorës shtetasi Ergys Lekaj 39 vjeç i cili pas një konflikti të ndodhur u plagos me armë zjarri në të dyja këmbët.

Ndërsa ditën e sotme, është bërë arrestimi i 39 vjeçarit dhe i shtetasit K.XH 46 vjeç të akuzuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Pasi janë paraqitur në spital, forcat e policisë nuk kanë marrë detaje nga i plagosuri prandaj është ndërmarrë arrestimi i tij për mos kallëzimin e shkaqeve të konfliktit.

Njoftim i Plotë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në spitalin e Vlorës u paraqit për ndihmë mjekësore, shtetasi Ergys Lekaj, 39 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. L., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe K. Xh., 46 vjeç banues në Vlorë, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.



Më të lexuarat