Sipas tij fakti që autorët shkatërruan kamerat dhe u hoqën kartat e kujtesës, ndërsa në të njëjtën kohë linin celularin pranë pilotit 32-vjeçar, është një pyetje që duhet të marrë përgjigje.
Një pyetje tjetër që shqetëson Policinë , siç tha ai, është se autorët e kanë mbajtur 32-vjeçarin duke e lidhur me tel, që do të thotë se ata nuk kanë hyrë në banesë në mënyrë të organizuar, pasi telin e morën brenda shtëpisë.
Në të njëjtën kohë, ata i mbyllën gojën me shirit izolues, i cili gjithashtu u gjet brenda pronës në Glyka Nera.
Mediat greke shkruajnë se hetimi “është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer grabitje të dhunshme, të cilët ishin liruar kryesisht nga Kreta”.