Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës që mbeti i vdekur gjatë demostratës së 21 janarit 2011 ka bërë një deklaratë të fortë teksa ishte duke folur sonte në “Open”.
Ai tha se familjes i është ofruar para që të mbyllet çështja, madje edhe në Strasburg, ka qenë si alternativë dëmshpërblimi, por që familja nuk e ka pranuar.
Ai shtoi më tej se familja akuzon ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin Basha, gardistin Andrea prendi dhe –ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili së fundmi është dënuar me dy vite burg “fshehje të pasurisë”.
Mark Nika: Ne na kanë ofruar para për ta mbyllur si çështje, dhe në Strasburg na është ofruar kjo si alternativë, si një opsion dëmshpërblimi, por ne nuk kemi pranuar asnjëherë, në mënyrë kategorike jo. Ne nuk mund të shesim gjakun e Aleksit për një dorë parash. Nuk di mos është kjo një gjë e Tiranës dhe Strasburgu do që të mbesi çështja këtu në Tiranë. Por Prokuroria e Tiranës nuk e zgjidh dot se ka ndërhyrje politike, ndaj them se vetëm SPAK mund ta zgjidhi. Ne kemi çuar emra, duhet të hetohet Sali Berisha, ministri Lulzim Basha, kemi çuar dhe Andrea Prendin si dhe kryeprokurorin e atëhershëm Adriatik Llalla.