Prapaskena

Ka gisht Yuri Kim në shpalljen “non-grata”?, Berisha: Burimet e mia më thonë se dosja u përgatit nga…

Publikuar: 27/05/2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se e dinte që në vitin 2019 për shpalljen “non-grata” nga SHBA, pasi e “ka kërcënuar duke i thënë a e kalon dot oqeanin”.

Ai u shpreh se burime të tij thonë se Donald Lu është marrë intensivisht me dosjen e konspiracionit të Berishës.

Pyetje: Ka gisht Yuri Kim në shpalljen “non grata”?

Berisha: Zonja Kim, ambasada e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias. Kjo “non grata” është histori e 2019. Edi Rama më kërcënoi dhe më tha dil këtu dhe thuaj a e kalon dot oqeanin? Unë nuk kisha kërkuar asnjëhertë për të kaluar se nuk kisha asnjë problem. Ai e dinte. Unë nuk e kam bërë kurrë ndonjë fjalë pas shpinë për çështjen e kufijve, atëherë ku është konspiracioni këtu? Më kanë thënë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu, por nuk kam prova. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi.



Më të lexuarat