Prapaskena

Falsifikonin vulat dhe firmat e mjekëve, prangosen 2 persona në Tiranë

Publikuar: 27/05/2021

Dy persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Policia e Tiranës sqaron se në pranga ka rënë Igli Katroshi, 51 vjeç dhe Albion Goxhaj, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, ndërsa janë proceduar D. F., 40 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasja O. D., 26 vjeçe.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, falsifikonin vulat dhe firmat e personelit mjekësor duke plotësuar fiktivisht formularët që plotësohen për aplikimin ose rinovimin e lejeve të drejtimit.

Në kuadër të operacionit “Formulari” në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar formularë të falsifikuar, kuponë jotatimor të prerë fiktivisht, mandate arkëtimi të falsifikuar dhe aparate celularë.

Tashmë hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.



Më të lexuarat