Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbëmjen e sotme shpalljen “non grata” nga DASH, ku tha se nuk pret asgjë tjetër nga gjykata e Francës përveçse rikthimin e dinjitetit të tij.
Ai u shpreh në “Politik On” se avokati i tij po përgatiti dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken.
Pyetje: Si shkuat tek avokati?
Berisha: Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve.Miqtë e mi më rekomanduan, unë se kisha njohur kurrë. Kjo është hera e parë që për pak muaj bëj 77 vjeç dhe i drejtohem gjykatës për një njeri. Avokati është optimist, por kjo varet nga gjykatësi. Unë nuk pres asgjë, përveç dinjitetit tim. Unë kam qenë mjek i apasionuar dhe nuk kam qenë i persekutuar asnjë ditë.
Pyetje: A ka një “truk” për zgjidhjen e Francës?
Berisha: Jo, nuk ka.Une nuk kam ndermend t’u bashkohem anti-amerikanëve.Unë këtë akt dhe vendim absurd, nuk mundem ta marr si simbol të SHBA, por e marr si dobësi. Sepse të marësh një vendim të tillë dhe të thuash se u bazova në mediet që kontrollon Rama dhe dosjet e tij…Sorosi ka ndikimet e tij, është njeriu më i fuqishëm i botës, jashtë funksioneve zyrtare politike.