Prapaskena

Kuvendi kërkon 10 vite burg për Ilir Metën, jo vetëm shkarkim

Publikuar: 26/05/2021

Nuk do të ketë shpëtim dhe amnisti për Ilir Metën, i futur në rreth të kuq nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si përfaqësuesi i fronit kundër Perëndimit dhe reformës në drejtësi në Shqipëri, simbol i krimit, korrupsionit, pastrimit të parave, trafiqeve, shantazhit dhe përdhosjes së Presidencës.

Komisioni hetimor parlamentar ka hartuar pasditen e sotme një raport, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta, për shkelje të rëndë të Kushtetutës, duke kthyer Presidencën në shërbim të bandës së tij me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, presion ndaj institucioneve, cenim të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shantazh, thirrje publike për veprime të dhunshme, nxitje urrejtje, nxitje të krimeve zgjedhore, nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, shkelje të paanësisë, dalje nga roli i përfaqësimit të unitetit të popullit etj.

Raporti për shkarkimin e Ilir Metës do të miratohet nesër nga Komisioni Hetimor Parlamentar, për ta dërguar më pas për miratimin në Kuvend.

Nga ana tjetër, Kuvendi pritet ta miratojë raportin brenda datës 10 qershor 2021. Në raportin e hartuar, thuhet se Ilir Meta ka konsumuar të paktën dy vepra penale; “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar në nenin 223 të Kodit Penal, që dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet si dhe “Thirrje për urrejtje”, parashikuar në nenin 266 i Kodit Penal, që dënohet me burgim 2-8 vjet.

Për këtë arsye, komisioni hetimor kërkon që Ilir Meta të kallëzohet penalisht në SPAK, për t’u marrë më pas si i pandehur, nëse SPAK do të konstatojë se Meta i ka konsumuar këto dy vepra penale.

Në raport, Ilir Meta akuzohet edhe për cënim të rëndë të marrëdhënieve me Shtetet Bashkuara të Amerikës, duke iu referuar sulmeve dhe akuzave ndaj ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sipas raportit “Presidenti nuk mund të caktojë aleat apo partneritet strategjik ndërkombëtar të Republikës së Shqipërisë.

Nuk mund të kërkojë të negociojë apo të shpallë aleanca të ndryshme nga ato që ka përcaktuar Kuvendi i Shqipërisë, sikundër nuk mund t’i kontestojë, t’i denoncojë apo t’i prishë këto të fundit. Presidenti nuk mund të krijojë marrëdhënie të privilegjuara me shtete apo përfaqësues shtetesh të caktuara, sikurse nuk mund të distancojë shtetin shqiptar apo të krijojë incidente apo konflikte me shtete apo përfaqësues shtetesh jashtë përcaktimeve të politikës së jashtme të qeverisë s Republikës
së Shqipërisë”. (Pamfleti)



Më të lexuarat