Prapaskena

I vetmi i mbijetuar nga tragjedia me teleferikun në Itali, zgjohet 5 vjeçari që humbi 5 familjarët

Publikuar: 26/05/2021

Eitani, djali 5-vjeçar që i mbijetoi tragjedisë në Mottarone të Italisë ka hapur sytë.

“Fëmija është duke u zgjuar ndërsa i kemi hequr edhe intubimin,” tha drejtori i spitalit ku ai është duke marrë kujdes shëndetësor.

Ndërkohë, familja e tij është larguar nga morgu i Verbania dhe trupat e babait të tij Amit, nënës Tal, vëllait të tij të vogël Itshak Cohen dhe gjyshërve të tij Barbara dhe Itshak janë duke u riatdhesuar në Izrael.

Pranë Eitan-it kur i zgjua ishte halla e tij dhe thuhet se pesëvjeçari e njohu.

“Ai është ende i trullosur, por mund të marrë frymë vetë. Hallën e njohu dhe ajo po i qëndron pranë. Tani vjen pjesa më e vështirë sepse është i vetëdijshëm.”

Në praninë e psikologëve dhe të afërmve, pritet që t’i tregohet edhe e vërteta tragjike për familjarët që humbi nga rrëzimi i teleferikut.



Më të lexuarat