Pasi mori një prej avokatëve më të shrenjtë në Francë, ku ka paditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës pse e shpallën “non grata”, Sali Berisha mund të kërkojë edhe azil në Francë, nëse nisin gjyqet për të në Shqipëri.
Kjo u bë me dije nga gazetari Genc Burimi, i cili jeton në Francë dhe ka intervistuar avokatin që do të mbrojë Sali Berishën.
“Është një rast i veçantë. Janë dy shtetas të huaj që gjykohen në Francë. Po ashtu njëra palë është diplomat.
Unë mendoj se avokati po studion strategjinë. Unë mendoj që do jetë vendim direkt, jo hetim. Kjo është e vetmja mënyrë.
Nëse deklarata është bërë më 15 maj nga DASH, duhet që deri më 15 gusht hetimi të ketë përfundur.
Nëse kërkohet gjykim i menjëhershëm, pa hetim, atëherë tejkalohen afatet.
Avokati mund të shkojë deri aty deri sa të thotë se SHBA-të janë në konflikt interesi, pasi amerikanët në Shqipëri kanë financuar reformën në drejtësi. Është publike kjo.
Dhe vendosja në listën e zezë implikon drejtësinë.
Nëse Berisha i druhet ndonjë reprezalje në Shqipëri, avokati kërkon azil politik”, tha ai.