Presidenti turk, Recep Tayyip Erdo?an, ka bërë të ditur se Turqia do të eksportojë mjete ajrore pa pilot (UAF) në Poloni, me çka do të jetë “hera e parë në historinë e saj” për një shitje të tillë në një vend anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian (BE).
“Me hapat që kemi ndërmarrë në 19 vitet e fundit (në industrinë e mbrojtjes), ne jo vetëm që kemi mohuar vitet e neglizhencës, por po ashtu e kemi çuar vendin tonë në ligën e gjigantëve në këtë fushë”, tha presidenti Erdogan në një konferencë të përbashkët për media me homologun e tij polak, Andrzej Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Ankara.
Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, të shtunën njoftoi se vendi i tij do të blejë 24 dronë të tipit ‘Bayraktar TB2’ nga Turqia.
Në konferencën për media me homologun e tij polak, presidenti Erdogan theksoi se Turqia dhe Polonia po “ecin në mënyrë të vendosur” drejt arritjes së synimit të tyre prej 10 miliardë dollarësh në vëllimin e tregtisë dypalëshe, shkruan AA.
“Turqia, në kuadër të misionit të NATO-s, ‘Patrullimit Ajror të Baltikut’, së shpejti do të vendosë avionët e saj ‘F-16’ në Poloni”, shtoi Erdo?an, duke përshëndetur dërgimin e avionëve të patrullës detare polake dhe misioneve ushtarake në bazën ajrore ‘Incirlik’ në Turqinë jugore nën masat e sigurisë së NATO-s të përshtatura në Ankara.
Ndërkaq, presidenti Duda, nga ana e tij, tha se Turqia është “aleati më i fuqishëm” i Polonisë “në këtë pjesë të botës” dhe falënderoi presidentin Erdo?an për pilotët turq “që mbrojnë qiellin”.
“Unë besoj se si pjesë e kornizës së NATO-s, ne mund të parandalojmë kërcënimet ndaj të dy vendeve nga brenda dhe jashtë vendit”, theksoi Duda.
Para konferencës së përbashkët për media, zyrtarë të lartë të dy vendeve nënshkruan marrëveshje në fushën e mbrojtjes, bujqësisë, turizmit dhe sporteve.
Droni i tipi ‘Bayraktar TB2’ hyri në inventarin e ushtrisë turke në vitin 2014 dhe aktualisht përdoret nga disa vende të tjera, përfshirë nga Ukraina, Katari dhe Azerbajxhani.
Turqia ka përdorur dronët e saj në operacionet ushtarake ndërkufitare dhe kundër-terroriste, të tilla si ‘Mburoja e Eufratit’, ‘Dega e Ullirit’ deh ‘Burimi i Paqes’, për të çliruar kufirin e saj me Sirinë nga entitetet terroriste.