Një anije kontejnerësh në Sri Lanka është përfshirë nga flakë të mëdha, ndërsa për fat të mirë autoritetet vendase kanë arritur të evakuojnë në kohë 25 anëtarët e ekuipazhit.
Anija “X-PRESS PEARL”, me flamur të Singaporit, ishte e ngarkuar me 1486 kontejner me 25 tonë acid nitrik dhe kimikate të tjera. Ajo ishte ngarkuar në portin Hazira në Indi më 15 maj.
Flota Detare e Sri Lankës bëri të ditur se para se të niste zjarri ishte dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në anije.
Forcat ajrore janë duke vijuar me operacionin e shuarjes së flakëve në anije, duke përdorur helikopterët Bell-212, të cilët janë duke lëshuar pluhur kimik të thatë për të shuar zjarrin. Ndërkohë, qytetarëve u është kërkuar të shmangin qëndrimin në bregdet si dhe të mos prekin mjetet lundruese për shkak të rrezikut të kimikateve.