Prapaskena

Aktorja shqiptare e lidhur me futbollistin me ngjyrë, 19 vjet më të ri: Shqiptarët janë racistë, më kanë masakruar

Publikuar: 25/05/2021

Prej thuajse një viti, aktorja Adriana Matoshi më shumë se për projektet, është përfolur për të dashurin e saj, futbollistin 21 vjeçar, Keith Groeneveld.

E ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” ishte pikërisht i riu nga Afrika e Jugut, ai që mendoi t’i bëjë një surprizë aktores, ku zbuluan ndër të tjera edhe detaje nga romanca e tyre.

Keith tregoi se me Adrianën është njohur tek lokali i saj dhe në momentin që e pa “u detyrua” të mësojë sesi flirtojnë djemtë shqiptarë.

Pavarësisht dashurisë, për aktoren, nënë e 4 fëmijëve s’ka qenë e thjeshtë të përballet me paragjykimet e njerëzve.

“Nuk e kam pritur kurrë që njerëzit të jenë kaq shumë racista. Në momentin kur u zbulua që kam një lidhje me Keith kam marrë mesazhe ofenduese, vazhdoj akoma të marr komente negative e të tilla mesazhe të them të drejtën.

Por në atë kohë, gjithashtu sapo fitova një ndër çmimet më të mëdha në karrierën time dhe komentet herë ishin ofenduese herë ishin komplimentuese”- u shpreh Matoshi.

Sidoqoftë, komentet negative rreth marrëdhënies me diferencë 19-vjeçare, nuk kanë ndikuar në familjen e aktores dhe miratimin e tyre.

“Për mua Keith është një bekim nga Zoti. Ai ka ardhur në jetën time pa planifikim dhe më ka bërë tepër të lumtur, jo se nuk isha e lumtur! Fëmijët e mi kanë qenë tepër mbështetje e madhe për lidhjen që kam me Keith. Është njohur me prindërit e mi të cilët e pëlqyen tepër e më pas më fëmijët me të cilët shkon shumë mire” – përfundoi ajo.



Më të lexuarat